DYLON

Bisedojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit kufitar “Stançiç– Bellanoc”

Bisedojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit kufitar “Stançiç– Bellanoc”
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  komisioni miks i  Ekspertëve të Përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç – Bellanoc”.

Në kuadër të këtij takimi janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç– Bellanoc”.

Të dyja palët u dakorduan që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.