DYLON

Bisedojnë për çështjen e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Bisedojnë për çështjen e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.

Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi z. Marocco lidhur me punën e institucioneve të sigurisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në vend.

EkoHigjiena

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë do të vazhdojnë të luftojnë aktivitetet e jashtëligjshme në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin në Republikën e Kosovës”, tha ministri Gashi.

Më pas, ministri Gashi i pohoi z. Marocco se Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu është e përkushtuar në luftimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar, duke përfshirë këtu edhe krimin trans-kufitar.

Në këtë drejtim, Ministri Gashi vlerësoi se anëtarësimi në INTERPOL tashmë është një domosdoshmëri për ofrimin e sigurisë jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon e më gjerë.

Në anën tjetër, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, z. Pete Marocco, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe pohoi se është e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast, ai u zotua se përkrahja e ShBA-ve në forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.