DYLON

Bisedojnë për asistencën britanike për rekrutime profesionale dhe transparente për pozitat e larta në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruairi O’Connell me të cilin biseduan për shëndetësinë në Kosovë dhe bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Rrahmani e ka informuar Ambasadorin O’Connell me proceset aktuale në shëndetësi, buxhetin dhe mundësitë, bashkëpunimin me donatorët, shërbimet e reja dhe përgatitjet për skemën e sigurimeve shëndetësore si dhe përfitimet e para që qytetarët duhet t’i kenë pas fillimit të implementimit të sigurimeve shëndetësore.

EkoHigjiena

Në mënyrë specifike është biseduar për mundësinë e angazhimit të ekspertizës britanike në përzgjedhjen e kuadrove për pozitat e larta në shëndetësi, sipas marrëveshjes që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë bërë me autoritetet britanike, me qëllim që në pozitat e larta të zgjidhen njerëz meritor, përmes procedurave të pranuara ndërkombëtare, në pajtueshmëri me ligjet në Kosovë dhe në mënyrë transparente.

Ministri Rrahmani ka mirëpritur gatishmërinë e Britanisë së Madhe, që të përkrah këtë proces përmes ekspertizës dhe asistencës së drejtpërdrejt, sikur edhe bashkëpunimin në segmente të tjera midis dy shteteve në shëndetësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.