Gjilan – (2LONLINE) – Një grup i studenteve i Fakultetit te Edukimit ne Zvicër kanë qëndruar një javë në Gjilan, për tu njohur me kulturën, traditën, historinë dhe mënyrën e studimit.
Ata ishin te vendosur neper familjet gjilanase për një javë rresht , ku gjatë qëndrimit njëjavor ata kanë vizituar institucione të ndryshme për t’u njohur nga afër me veprimtaritë që ushtrojnë këto institucione.
Një nder vizitat ku e cilësuan edhe me te rëndësishmen ishte Fakulteti i Edukimit, ku nga afër kanë parë kushtet e studimit si dhe mënyrën e studimit, ka bërë të ditur Betim Sherifi, kryetar i Këshillit të Studenteve në Fakultetin e Edukimit .
Sherifi ka thënë se studentet nga Zvicra të cilët ishin të programit parashkollor dhe fillor gjatë qëndrimit në fakultetin edukimit janë takuar me studentet gjilanas të po të njëjtit drejtim ku rreth një orë kanë diskutuar, për kushtet e studimit, mënyrën e studimit, lëndët që mësohen, numrin e studenteve si dhe mundësinë e shkëmbimit të studentëve ndërmjet veti në mes këtyre dy fakulteteve .
Për Sherifin, kjo vizite ishte mbresëlënëse pasi më parë nuk kishin patur vizita te tilla nga studentët e po të njëjtit drejtim. Ai tha se gjatë takimit me ta kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet në mes studentëve, pse jo edhe në një të afërm t’i bëjnë vizite Fakultetit në Cyrih.
“Studentët nga Zvicra janë ndarë shumë të kënaqur me mikpritjen që iu është bërë së pari nga familjet gjilanase, drejtorët e shkollave si dhe studentet e fakultetit te edukimit. Ata thanë se ky nuk do të jetë takimi i fundit, dhe shpresoj që në të ardhmen edhe studentët nga Gjilani të vizitojnë Cyrihun”, ka thënë Sherifi. /2lonline/