DYLON

Bisedojnë edhe rreth avancimit të komunitetit shqiptar në Kroaci

Bisedojnë edhe rreth avancimit të komunitetit shqiptar në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë pritën sot një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, njëherit edhe përfaqësuese e pakicave (shqiptare,sllovene, maqedone, malazeze dhe boshnjake).

Ministri Lekaj me bashkëpunëtorë i falenderuan deputeten Perlaskaj dhe komunitetin e bizneseve shqiptare në Kroaci, për interesimin e tyre për vendin tonë. Ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj, biseduan për disa projekte të infrastrukturës që janë duke u realizuar në vendin tonë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në lëmin e infrastrukturës.

Pas takimit, ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj e prononcuan për media duke treguar për temat e diskutimit në këtë takim deputetja Lekaj-Perlaskaj tha: ‘’E falenderoj ministrin Lekaj për mikpritje, kjo vizitë ka qenë pak a shumë vizitë miqësore, ku kemi biseduar për një bashkëpunim sa më të ngushtë në mes të Ministrtrisë Infrastrukturës së Kroacisë dhe të asaj të Kosovës, si dhe për komunitetin shqiptar, i cili jeton në Republiken e Kroacisë’’.

EkoHigjiena

Ndërsa ministri Pal Lekaj duke e falenderuar deputetën nga Kroacia pohoi: ‘’Ne biseduam për raportet mes dy qeverive, me fokus të veçantë mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë. U dakorduam që të kemi vizita të ndërsjellta të bashkëpunimit sa i përket infrastructures, por në asnjë moment nuk e lam anash komunitetin shqiptar që vepron në Kroaci dhe ne jemi të vetëdijshem për përkrahjen e shtetit Kroat ndaj komunitetit shqiptar, duke i përkrahur edhe në arsim, por edhe në zhvillimin e biznesëve të tyre. Ne krenohemi me komunitetitn shqiptar që ka qenë çdo herë afër Kosovës, e sidomos gjatë kohës së luftës, por edhe tani janë të interesuar që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë dhe t’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë kuptim Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ket raporte të ngushta me shtetin Kroat, me qeverinë Kroate, sepse ne kemi mësuar mjaftë edhe nga Qeveria Kroate, asnjëherë nuk jemi larguar prej njëri-tjetrit dhe unë e falenderova deputetën, e cila është deputetja e parë shqiptare që më votën e lirë të qytetarëve të Kroacisë dhe të komunitetit shqiptar, është zgjedhur dhe na përfaqëson denjësisht në Parlamentin e Kroacisë dhe lufton për të drejtat e komunitetit shqiptar atje e që më të vërtetë është nderë për ne që e patëm për vizitë”.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.