Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.
Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij.
Presidentja Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit. /2LONLINE/