DYLON

Bisedohet për respektimin e të drejtave të njeriut,përfshirë edhe të drejtat e komunitetit LGBT

Avatar photo Redaksia

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i prirë nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, takoi sot përfaqësuesin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtat e komunitetit LGBT, z, Rendy Berry.
Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe kryetarë të komisioneve të tjera, përkatësisht, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqiu, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu, si dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është biseduar për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, përfshirë këtu edhe të drejtat e komunitetit LGBT.

Për aktivitetet nga fushëveprimtaria e komisionit, me theks të veçantë për realizimin e të drejtat e njeriut, mysafiri është njoftuar nga kryetarja e komisionit, Kajtazi.
Ajo e njoftoi atë për ligjet e miratuara si dhe masën e zbatimit të tyre në praktikë. Kemi të miratuara një pako ligjesh, të cilat garantojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie besimi dhe orientimi seksual, tha kryetarja e komisionit, Kajtazi.
Për përkushtimin e tyre në realizimin e të drejtave të njeriut, folën edhe Blerta Deliu, Teuta Sahatqiu, Megjide Mjaku-Topalli, Alma Lama e Vjosa Osmani.

EkoHigjiena

Ato vunë në spikamë angazhimin për zbatimin e ligjeve nga fusha e të drejtave të njeriut, ndërkaq, vlerësuan se të drejtat e komunitetit LGBT, paraqesin sfidë, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.

I dërguari nga Departamenti i Shtetit Amerikan për të drejtat e komunitetit LGBT, Berry, ndërkaq, i inkurajoi të pranishmit për realizimin e të drejtave të njeriut. “Implementimi i të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBT, janë përcaktuese për të ardhmen demokratike të një shoqërie”, tha ai.

Ai foli edhe për praktikat e SHBA-ve, në realizmin e të drejtave të komunitetit LGBT.
Për realizimin e të drejtave të komunitetit LGBT, është i angazhuar presidenti, si dhe sekretari i shtetit amerikan, tha ai, ndërkaq, porositi: “Për këtë çështje duhet folur dhe avokuar publikisht ju dhe bartësit e politikës së vendit tuaj”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.