(2LONLINE) – Kamenicasi Afrim Ramnabaja, këshilltar komunal në Komunën e Delemontit të Zvicrës ishte sot për vizitë në Komunën e Kamenicës. Në një takim miqësor ai u prit nga kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi.
Në takim u bisedua për mundësinë e binjakëzimit të Kamenicës me Komunën e Delemontit e cila udhëhiqet nga Pierre Kohler një mik I shqiptarëve, si dhe për mundësitë konkrete që departamenti i Urbanizmit të Delemontit të ndihmojë Komunën e Kamenicës në hartimin e projektit të ujërave të zeza.”Ky është një projekt kapital për Kamenicën, andaj mbështetja me ekspertë nga Delemonti do të jetë ndihmë e madhe për komunën tonë, po ashtu ne do të angazhohemi që të arrijmë binjakëzim me komunën e Delemointit dhe të avansojmë bashkëpunimin tonë në sferën e ekonomisë dhe atë të kulturës” tha kryetari Sinani.
Në anën tjetër këshilltari komunal Afrim Ramnabaja u shpreh I lumtur që vizitoj institucionet komunale të komunës së tij.”Kryetari dhe nënkryetari janë miqtë e mi shumë të mirë, dhe i uroj ata për punën që kanë bërë ndërsa ne kamenicasit tjerë që jetojmë në vendet tjera kemi obligim ta mbështesim komunën tonë në të gjitha aspektet. Në Kantonin Jura ka shumë biznesmen të suksesshëm të cilët do t`i inkurajojmë të vijnë të investojnë këtu. Do të ngrisim në komunën e Delemontit kërkesën për binjakëzim me Kamenicën dhe shpresojmë që kjo të përmbyllet me sukses” tha Ramnabaja./2lonline/