DYLON

Bisedohet edhe për sfidat rreth implementimit të MSA-së

sfidat rreth implementimit te msa
Avatar photo Redaksia

Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj zhvilloi sot një takim me delegacionin nga Kroacia të kryesuar nga Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë znj. Marija Kapitanović, dhe në përbërje të Këshilltares së Kryeministrit të Kroacisë, Znj. Dubravka Vlašić-Pleše dhe Sekretarit të Dytë të Ambasadës së Kroacisë, Z. Zlatko Vnučec.

Gjatë takimit Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), avancimin, sikurse edhe sfidat rreth implementimit të MSA. Me këtë rast, Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj tha se: ”Kroacia ishte vendi i parë te i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe vendi i parë i cili përmbylli suksesshëm implementimin deri në anëtarësim në BE. Prandaj përvoja Kroate është një shembull jashtëzakonisht i vlefshëm për Kosovën. Në këtë proces vetëmse janë krijuar marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe rekomadnimet për implementim dhe menaxhim sa më të suksesshëm të MSA-së mund të vijnë nga Kroacia mike për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi”.

Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e Integrimit Evropian. Nga ana tjetër, delegacioni Kroat njëzëri shprehu gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive tona për çështje të integrimit evropian, respektivisht rritjen e nivelit të përkrahjes për MSA.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.