DYLON

Bisedohet edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK

Bisedohet edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK
Avatar photo Redaksia

Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti në takim një delegacion nga Departamenti amerikan i Shtetit ne krye me Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Bisedohet edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli me delegacionin amerikan, ku ishin edhe zëvendësministri Muhamet Latifi, komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i Kabinetit zotëri Latif Leka, u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë.

Nga ana e tij, ministri Haki Demolli e njoftoi zotëri Palmerin mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatishmërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj.)dhe hapat e mëtejmë të rrumbullakimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm të shtet ndërtimit të Kosovës. Z. Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Haki Demolli shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it. Ai po ashtu tha se, aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Zotëri Matthew Palmer nga ana e tij shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.