DYLON

Bisedimet me Beogradin të rëndësishme për tejkalimin e krizës në Luginë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i sapozgjedhur në Komunën e Bujanocit, Shaip Kamberi, duke përshkruar gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si tejet të rëndë, ka kërkuar që të nisin biseda të reja me Qeverinë në Beograd për tejkalimin e kësaj situate.

Zgjedhjet e fundit sipas Kamberit, kanë arrit që të eliminojnë ngërçin politik që bllokonte bashkëpunimin në mes të deputetëve shqiptarë dhe kryetarëve të komunave dhe deputetëve e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtarë, shkruan Titulli.com

EkoHigjiena

“Tani është koha që të vie në shprehje një unitet më i madh karshi shumë çështjeve të rëndësishme që presin zgjidhje”, është shprehur Kamberi.

Në Bujanoc janë zgjedhur organet e reja të pushtetit lokal ndëtrsa në Preshevë pritet që gjatë javës së ardhme të konstituohet Kuvendi gjithashtu shqiptarët do të përfaqësohen më një ulëse edhe në parlamentin e Serbisë./B.Rexhepi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.