DYLON

Birrave që nuk ju del afati kurrë !!!

Avatar photo Redaksia

Do të  ju duket e pa besueshme, por në Kosovë si duket është gjithçka e mundshme. Birraria Peja si kompani serioze, së paku ashtu e quan vetë  ka lëshuar në tregun kosovar birra me datën e skadimit 30.02.2014 .Nëse marrim parasysh se ata që kanë lindur më 29.02.xxxx e kanë ditëlindjen çdo 4 vjet  çka është e mundur sipas datave kalendarike ,por me siguri jeni dakord se 30.02.2014 ne datografinë botërore nuk ekziston fare.

Është fat I madh që birraria Peja nuk shet bileta për aeroplan, apo diçka të ngjashme, se vaj halli për pasagjerët. që rezervojnë biletën me 30.02.2014.

EkoHigjiena

Disa do ta quajnë pakujdesi,disa gjest I qëllimshëm, e për disa afat I skaduar. Birra familjare  2.l  me datën 30.02.2014 janë gjetur në tregun e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë dhe Viti. Nuk dihet numri I saktë I këtyre birrave por shpresoj se inspektoriati I ushqimit do të merret me këtë punë. /radio-victoria/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.