/2L ONLINE/ – Përderisa Riinvest-istët e sotëm, dikur bartësit e 3 % të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, u përkujdesën për hapjen e “Dardania Bank” në Tiranë”, të tjerët, pra SHIK-istët e sotëm, ish bartësit e fondit “Vendlindja Thërret”, mjetët e tyre i shpërndanë në llogari të ndryshme private.
Ashtu si njëri, edhe tjetri grup, asnjëherë deri më sot nuk i bënë transparente llogaritë e tyre bankare. Askush përveq bartësve të fondeve të sipërpërmendura nuk i din saktësisht shumat e derdhuar në ato llogari bankare, sikurse që nuk u bë publik asnjëherë destinacioni i parave të grumbulluara në diasporë, të djersës së qindëramijëra apo miliona bashkatdhetarëve, që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit.
Paralelisht fondit të Republikës së Kosovës në Diasporë, vepronte edhe fondi tjetër “Vendlindja Thërret”, në ëmer të luftës së UÇK-es, siq thonin atëhere drejtuesit e saj, si i vetmi fond që ndihmon luftën në Kosovë, duke akuzuar fondin e Bukoshit për sabotim të luftës, dhe për mos dërgimin e ndihmave për popullatën e rrezikuar në Kosovë.
Kjo kishte çuar në përqarjën e mërgatës, veqanarishtë të kontribuesit e vërtetë të fondit të Qeverisë, të cilët ndanë kafshatën e femijëve të tyre për shtetin e Kosovës dhe lirinë e saj.
Gjendja e lartë emocionale e mërgimtarëve , dashuria e madhe ndaj atdheut, dëshira e pa kufijshme për çlirim nga pushtuesi, kishte bërë te vetën, sa që shumë nga donatorë të deridjeshëm të qeverisë së Bukoshit, të shndrrohen në donator të fondit “Vendlindja Thërret”.
Këtë gjendje emocionale të mërgatës e shfrytëzuan në mënyrën më të “mirë”, drejtuesit e fondit “vendlindja thërret”, përmes aksionit “Atdheu në rrezik”, në periudhën mars-prill të vitit 1999, duke grumbulluar miliona marka e dollarë nga mërgata shqiptare anë e kënd botës.
Krejt kjo ndodhi pak kohë para çlirimit të vendit nga intervenimi i NATO-s. Nga shkuan e si u shfrytzuan ato para askush nuk e di?. Madje të paktë janë ata që marrin guximin të pyesin për ato mjete të grumbulluara nga djersa e mundi i mërgimtarëve.
Si pasojë e veprimeve të lartëpermendura, mërgata e jonë, sot e 17 vite më parë ka mbetë e ndarë e përqarë në grupacione të ndryshme, duke i thenë njëri-tjetrit; ti ke dhënë për atë fond e unë për këtë tjetrin!
Në fakt të gjithë që kanë derdhë mjete në ato fonde janë atdhetarë të devotshëm të qështjes kombëtare, por që kanë mbetë të dëshpruar e me besim të thyer nga keqëperdorimet e shumta nga të dyja fondet.
Zhgënjimi më i madhë mërgimtarëve ju vie tani nga paradoksi, kur i shohin së bashku në pushtet bartësit e atyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin si dikur, por duke u pasuruar prap në kurriz të popullit të varfër.
Zbardhja e këtyre fondeve sa më parë, është kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e ri organizimit të mërgatës në baza të shëndosha jasht ndikimeve partiake, në funksion të ndihmës dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Zbardhja e fondeve të luftës është interes kombëtar, është kusht primar dhe jetik për kthimin e besimit ndër bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë, gjë e cila drejtëpërdrejtë do të gjeneronte investime të reja në Kosovë, me çka do të determinonte ecjen dhe zhvillimin më të shpejtë të shtetit tonë.
Nëse vërtetë klani qeverisës SHIK-RIINVEST, dëshirojnë të hyjnë në histori siq pretendojnë dhe trumbetojnë çdo ditë, atëherë duhet të bëjnë publike aspektet financiare fondeve të tyre gjatë luftës; sa para u mblodhen, sa u shpenxuan për nevojat e sipërpërmendura,…nëse kanë mbetë të pashfrytëzuara ku gjenden ato mjete sot, në cilat banka apo i kanë shndrruar të gjitha në pasuri të “paluajtshme” paslufte në Kosovë?!
Lëni premtimet e kota të fushatave elektorale, mos u merrni me frazeologji boshe politike, “për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare”mos ua theni edhe më tutje shpresat e të pashpresëve në këtë vend.
Ndryshimi fillon me ju qeveritar të “nderuar”,…ju lutem, tregoni haptas dhe me sinqeritet të vërtetat e atyre fondeve, rrëfehuni para këtij populli të varfër, se nesër do të bëhet vonë…ngase zemërimit dhe durimit qytetar i ka ardhur fundi, ashtu siq ju erdhi fundi iluzioneve të shkaktuara nga mashtrimet dhe premtimet marramendëse elektorale të zgjedhjeve të fundit nacionale.
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, ishte marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq kontraverse politike, e cila paraqet binomin më fatal për shtetin e Kosovës.
Arritja e “kurorës politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, është injorimi dhe poshtërimi më i madhë që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar masat më të tmerrshme të diktaturës brenda këtyre dy partive politike.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues brenda elektoratit të këtyre dy subjekteve politike dhe nga popullata e gjërë të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Ngase situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Mustafa me sejmenët t tyre) duke u thirrur në numrat e kontrabanduar gjatë dhe pas procesit zgjedhor,…si dhe duke u thirrur në “vullnetin” e qytetarëve të heshtur. /2L ONLINE/