DYLON

Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë !

Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Dardanës (Kamenicë), u mbajt Manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit 2014”. Në orën e madhe letrare morën pjesë një numër i konsiderueshëm i poetëve nga troje të shumta shqiptare, të cilët para të pranishmëve paraqitën risitë e tyre poetike.

Ky manifestim me rëndësi të veçantë në nivel të Republikës së Kosovës, kishte karakter garues, ku në konkursin anonin (me shifër) kishin konkurruar një numër i madh i poetëve të cilët me poezitë e tyre paraqitën prurje të reja për jurinë profesionale.

EkoHigjiena

Në orën letrare lexuan poetë nga troje të ndryshme shqiptare. Nga Lugina e Preshevës morën pjesë dhe lexuan poezitë e tyre kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi dhe poeti Rexhep Abazi nga Medvegja.

Juria profesionale e përbërë nga: Hysen Matoshi, Ganimet Klaiqi dhe Daut Maliqi paraqitën fituesit e çmimeve në poezi dhe në prozë.

Në konkursin anonim në poezi shkrimtari nga Presheva dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga ky qytet Bilall Maliqi, nderohet me çmimin e dytë.

Pas marrjes së çmimit Maliqi deklaroi pr Portalin Titulli  “se ky çmim më nderon mua, krijimtarinë time letrare dhe e nderon Preshevën në veçanti e Luginën e Preshevës në përgjithësi”.

http://www.titulli.com/shkrimtari-bilall-maliqi-nga-presheva-nderohet-me-cmimin-e-dyte/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.