DYLON

BIK-u ua ndalon imamëve prononcimet për media dhe postimet në Facebook

Avatar photo Redaksia

Zhvillimet që kohët e fundit ndodhën dëshmuan për atë që është folur tash e sa vjet, radikalizmin e disa imamëve, kanë shtyrë më në fund edhe Bashkësinë Islame të marrë masa.

Ajo ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me anë të së cilit iu ndalohet imamëve dhe punëtorëve të BIK-ut të deklarohen për media, të postojnë fotografi apo video në rrjete sociale pa pëlqimin e një komisioni vlerësues, që do të themelohet nga kryesia e këtij institucioni, raporton KTV.

EkoHigjiena

Mirëpo, këtë udhëzim, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të BIK-ut, Idriz Bilalli, e sheh si tendencë për t’u shfajësuar udhëheqja e BIK-ut për të gjitha lëshimet që kanë bërë deri tash.

Megjithëse e vlerëson se dokumenti ka elemente pozitive, esenca e nxjerrjes së tij, sipas Bilallit, është që përgjegjësia të kalojë mbi imamët, e jo mbi krerët e BIK-ut.

KTV-ja ka provuar të marrë një prononcim nga kryesia e BIK-ut, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.Pikërisht mënyra e ligjërimit dhe gjuha e përdorur nëpër xhami ka bërë që disa imamë të arrestohen nën dyshimet për vepra penale dhe përhapje të urrejtjes ndërfetare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.