DYLON

BIK-u përkrah aksionin e policisë

Avatar photo Redaksia

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, aksionin e sotëm të organeve të shtetit e përkrah dhe e përshëndet si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit. Në një komunikatë bë BIK-ut, thuhet se vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale që me aktivitetin e tyre rrezikojnë jetën e të rinjve tanë dhe kërcënojnë sigurinë e vendit.

“Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ndaj kujtdo qoftë që rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe rendin kushtetues të vendit. Bashkësia Islame e Kosovës po ashtu edhe me këtë rast shprehet kundër atyre që përkrahin e promovojnë gjuhë të urrejtës, interpretim të ngushtë të mësimeve fetare dhe politizimit të fesë.Stabiliteti i vendit, siguria e qytetarëve dhe jeta e të rinjve tanë është përgjegjësi e institucioneve të vendit, e të cilat duhet mbështetur e përkrahur pa hezitim nga të gjitha strukturat e shoqërisë.

EkoHigjiena

Ftojmë qytetarët tanë që të përkrahin organet e shtetit dhe të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm e të pa adresë që manipulojnë fenë për qëllime johumane e jo fetare.Bashkësia Islame e Kosovës, edhe njëherë fton besimtarët e në veçanti të rinjtë tanë, që të mos bien pre e grupeve të ndryshme që thirren në emër të të ashtuquajturit xhihad e njëfarë Halifati”, thuhet në komunikatë.

Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave islame që na urdhërojnë në paqe, në tolerancë e në mirëkuptim, larg urrejtjes, mos durimit e ekstremizmit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.