DYLON

BIK: Nuk përkrahim asnjë subjekt politik

Avatar photo Redaksia

​Bashkësia Islame e Kosovës njofton opinionin se nuk përkrah, nuk mbështet e as nuk favorizon asnjë subjekt politik, koalicion, nismë qytetare apo kandidat për zgjedhjet nacionale. “Për ne të gjitha subjektet politike janë të barabarta, ndërsa populli duke u bazuar në ndërgjegjen e tij, është ai që vendos përmes votës së lirë.

Ndërkaq, implikimi i disa të punësuarve tanë në fushatë përmes mediave (Tv lokale) e rrjete sociale, në favor të një subjekti, liste a kandidati që tashmë janë në garë për Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj. Veprimet e tilla konsiderohen shkelje e akteve normative të BI-së dhe si të tilla janë të sanksionueshme.

EkoHigjiena

Edhe njëherë ftojmë subjektet politikë për garë ferr, të qetë e të ndershme, por pa e politizuar fenë dhe objektet fetare për qëllime elektorale”, thuhet një njoftimin e BIK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.