DYLON

BIK merr vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

BIK merr vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Avatar photo Redaksia

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026, ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre.

EkoHigjiena

Në vendim thuhet se ky veprim shërben si shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë vendin.

Vendimi, i nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hyn në fuqi menjëherë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.