DYLON

BIK: Dita e parë e Fitër – Bajramit, të hënën

Avatar photo Redaksia

​Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të dielën. Ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën.

Sipas një njoftimi nga BIK bëhet e ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

EkoHigjiena

Manifestimi fillon në ora 4:50 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Adem ef. Hoxha.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 00 minuta të cilit do t’i prij, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK .

Hytben e Fitrër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 28 korrik 2014, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.