Bujanoc: Bie i numri i nxënësve që regjistrohen në klasën e parëfotoilustruese

Bujanoc: Bie i numri i nxënësve që regjistrohen në klasën e parë

Në territorin e komunës së Bujanocit funksionojnë 10 shkolla fillore të ndara në paralele edhe atë me mësim në gjuhën shqipe 5 shkolla, 4 me mësim në gjuhën serbe dhe shkolla “Desanka Maksiomoviq” në fshatin Bilaç me mësim të në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Sipas të dhënave të siguruara nga Titulli.com pranë shërbimit për arsim në administratën komunale të Bujanocit për vitin shkollorë 2017/2018 do të vijojnë mësimet në klasën e parë 383 nxënës.

Dokumenti i njëjtë tregon se në shkolla shqipe do të regjistrohen 214 nxënës ndërsa në shkollat me mësim në gjuhën serbe 167 nxënës, shkruan Titulli.com.

Në krahasim me vitin e kaluar nëpër shkollat fillore për klasën e parë ka 35 nxënës më pak për vitin shkollorë 2017/2018.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE