Bie numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19

Bie numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre ka ra dukshëm. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 79 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 451 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 16 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 20 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE