DYLON

Bie numri i gjobave në bazë të ligjit COVID-19, shqiptohen vetëm 14 të tilla

Bie numri i gjobave në bazë të ligjit COVID-19, shqiptohen vetëm 14 të tilla
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre ka ra dukshëm. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar  vetëm 14 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 837 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 13 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 15 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.