DYLON

Bie numri i gjobave në bazë të ligjit COVID-19, Brenda 24 orëve të fundit shqiptohen vetëm 13 të tilla

Bie numri i gjobave në bazë të ligjit COVID-19, Brenda 24 orëve të fundit shqiptohen vetëm 13 të tilla
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre ka rënë dukshëm.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar  vetëm 13 gjoba për mosrespektim të këtyre masave.

EkoHigjiena

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit kemi pas 16 raste pozitiv me virusin COVID-19,  është shënuar 1 rast i vdekjes dhe janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 176. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.