DYLON

Bie numri i azil kërkuesve në Gjermani

Bie numri i azil kërkuesve në Gjermani
Avatar photo Elife Sherifi

Gjermania ka thënë se numri i aplikacioneve të azilit ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks migrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.

Ministria e Brendshme gjermane ka thënë të mërkurën se 111,094 aplikacione të reja të azilit janë pranuar më 2019, 18,534 apo 14.3 për qind më pak sesa vitin paraparak.

Sirianët sërish është thënë se kanë qenë azilkërkuesit më të mëdhenj me 26,453 aplikacione të dërguara, të përcjellë nga banorët e Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit.

EkoHigjiena

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka thënë se “numri i azilkërkuesve në Gjermani ka rënë për të tretin vit me radhë”.

Ai ka thënë se këto shifra tregojnë se “janë duke funksionuar një numër masash të viteve të fundit kundër imigrimit të pakontrolluar” ndonëse Bashkimi Evropian vazhdon të përballet me presion të migrantëve në kufijtë e jashtëm.