Bie në duar të policisë, ndalet në paraburgim për 48 orëfotoilustrim

Bie në duar të policisë, ndalet në paraburgim për 48 orë

Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar, që kërkohej që nga 7 maji i këtij vit, kur dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një qytetari tjetër, duke e goditur me mjet të mprehtë  për të ikur m pas nga vendi i ngjarjes.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka rikujtuar rastin duke thën ka thënë se se më 7 maj të këtij viti ishte raportuar se në rrugën “7 Shtatori”, në Gjilan, viktima dhe i dyshuari, pas një mosmarrëveshje verbale qe kishin pasur me herët, lidhur me një problem në trafik, i dyshuari nxjerr thikën nga xhepi i tij dhe e godet viktimën ne pjesën e majtë të ballit duke i shkaktuar lëndime trupore.

Dukeiu referuar gjithnjë rastit në fjalë, ishte raportuar se i dyshimti ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan dhe pas tretmanit mjekësor nga mjeku kompetent ishte liruar në shërim shtëpiak.

Ndërkohë sot, zëdhënësi Ismet Hashani ka bërë me dije se Policia e Kosovës pas veprimeve operative ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin i cili është intervistuar në prezencë të avokatit te tij, ku janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai e ka goditur viktimën në kokë me mjet të mprehtë, që dyshohet të jetë thikë.

“Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve te kësaj lënde me 22 maj 2018, pasi janë intervistuar edhe dëshmitarë okularë, me vendim të prokurorit të shtetit për krime të përgjithshme nga Gjilan ndaj të dyshuarit lëshohet vendim mbi ndalimin për 48 ore. Rasti kalon në Prokurorinë Themelore”, ka thënë Hashani.

KOMENTE