/2L ONLINE/ – Policia e Rajonit të Gjilanit ka bërë me dije për një aksident trafiku me lëndime të renda trupore, ku në rrugën qarkore, afër rrugës së fshatit Stanishor, është shkaktuar aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një biçiklete, e si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i biçikletës pësoi lëndime të rënda trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për Portalin 2L ONLINE, se deri te aksidenti dyshohet te këtë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës Opel Corsa me targa 06 R. T. me vendbanim në Gjilan gjatë lëvizjes në rrugën qarkore, e përplas biçiklistin Sh. S. me vendbanim në Gjilan, i cili në momentin kritik ishte duke e kaluar rrugën nga e djathta në të majtë.
“Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i biçikletës pëson lëndime të rënda trupore, ku fillimisht i afrohet ndihma mjekësore në spitalin e Gjilanit e më pas transferohet në QKUK ne Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, rasti procedohet me procedurë të rregullt në gjykatên përkatëse.
Rasti po hetohet nga trafiku rajonal. /2L ONLINE/