• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Art/Kult
  3. Bibliotekës së shkollës “Dëshmoret e Vitisë” i dhurohen libra
Art/Kult

Bibliotekës së shkollës “Dëshmoret e Vitisë” i dhurohen libra

by Redaksia 2LONLINE 23 Prill, 2017 3 min read
 Bibliotekës së shkollës “Dëshmoret e Vitisë” i dhurohen libra

/Në Ditën Ndërkombëtare të librit/

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, Ditën Ndërkombëtare të Librit e shëpo bashkërisht me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët, “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti.

Ishte një moment i veçantë që përmes një aksioni vullnetar, të dhurohen librat, për Bibliotekën e kësaj shkolle, vitrinat e së cilës thuaja ishin të zbrazura.

Drejtori i kësaj shkolle, Qemajl Hyseni , si një nikoqir i rrallë, ishte tejet mirënjohës për këtë.

Po ai nuk ishte i vetëm. Kryetari i kësaj komune, z. Sokol Haliti, me bashkëpunëtorët e tij, ishte në mbështetje të këtij aksioni dhe tejet falënderues për iniciativën. “Komuna e Vitisë dhe zyra e kryetarit të komunës, përherë do jetë e hapur dhe do të krijojë kushte dhe hapësirë për librin si dhe shkrimtarin”. Ishte premtim i tij, edhe i mëhershëm që po dëshmohet dhe në vepër.

Kryetari i këshillit drejtues të Ars Clubit “Beqir Musliu”, Nazmi Musa, në fjalën e tij të rastin, tha se iniciativa të tilla, ky asociacion shkrimtarësh ka ndërmarrë që prej pasluftës e këndej dhe jo vetëm në Anamoravë por, edhe jashtë Kosovës.

Duke folur në emër të shkrimtarëve të pranishëm dhe shtëpive botuese që kontribuuan me libra, prof dr. Anton Nikë Berisha, tha se pa libra nuk ka dije e as të ardhme.

Në një ambient tejet të ngrohtë dhe mbresëlënës, poetja e re, Xhezide Selimi moderoi suksesshëm një Orë poetike ku përve saj lexuan edhe shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha, Hasan Hasani, Rrahim Sadiku, Kosovare Krasniqi, Sinan Sadiku, Ragip Kçiku, Demush Mehmeti e Sabit Rrustemi.

Gjithashtu dhe nxënësit e kësa shkolle u prezentuan me dy recitime të shkëlqyera si dhe një valle.

Nikoqiri shtroi dhe një koktej të begatshëm për shkrimtarët si dhe artdashësit e pranishëm.

Vlenë të potencohet në fund se libra dhuruan: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Shtëpia Botuese “Faik Konica” nga Prishtina”, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani, Shtëpia Botuese “Rozafa” nga Prishtina, Shtëpia “Zgjimi” nga Ferizaj si dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport e Vitisë. Po, edhe shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Hasan Hasani e Ragip Kçiku.

Aksioni për pasurimin e biblioteka shkollore do të vazhdojë…

Tags: aktuale Ars Clubi “Beqir Musliu” bibliotekë Dëshmorët e Vitisë Ditën Ndërkombëtare të librit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

26 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com