DYLON

Bibliotekat shkollore në Kamenicë pasurohen me 6 mijë e 750 lektyra dhe romane

Bibliotekat shkollore në Kamenicë pasurohen me 6 mijë e 750 lektyra dhe romane
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Selami Klaiqi, kanë pranuar një donacion të vlefshëm nga Shtëpia Botuese Berati, i cili përfshin 6750 lektyra dhe romane shkollore për të gjitha shkollat e komunës, në vlerë rreth 20 mijë euro.

Rahimaj ka thënë se ky donacion pritet të ndikojë drejtpërdrejt në pasurimin e bibliotekave shkollore dhe në nxitjen e kulturës së leximit tek nxënësit, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e tyre edukativ dhe arsimor.

EkoHigjiena

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Komunale t Arsimit, Selami Klaiqi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për këtë mbështetje të çmuar, e cila vjen në funksion të avancimit të arsimit dhe dijes për gjeneratat e reja në Komunën e Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.