DYLON

Biblioteka Kombëtare në mesin e ndërtesave më të shëmtuara në botë

Avatar photo Redaksia

E përditshmja britanike, “The Independent” ka përpiluar një listë të top 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë. Dhe, për habinë e tyre, shumica prej këtyre ndërtesave janë në Britani, kryesisht në Londër. Mirëpo, në mesin e këtyre ndërtesave më të shëmtuara në botë, hyn sërish edhe ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila edhe më herët ishte cilësuar si një prej objekteve më të shëmtuara në botë, transmeton koha.net.

Kësaj radhe, ajo është pozicionuar në vendin e katërt, e pasuar nga Universiteti Mbretëror i Londrës.

EkoHigjiena

Ndryshe, BKUK në Prishtinë është vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq dhe ka filluar së punuari në vitin 1982. Është e frymëzuar nga hojet e bletëve.

Në vijim ju sjellim top-10 ndërtesat më të shëmtuara në botë sipas “The Independent”:

1. Stacioni i autobusëve Preston në Britani

2. Pallati Mbretëror i Britanisë (Buckingham Palace)

3. Kompleksi “South Bank Centre”, Londër

4. Biblioteka Kombëtare e Kosovës (Joseph Willits nuk ishte i sigurt se në cilën kategori ta nominonte këtë: në kategorinë “E mrekullueshme” apo “E tmerrshme”)

5. Universiteti Mbretëror i Londrës

6. Biblioteka Historike “Seeley”, Cambridge

7. Universiteti i York Central Hall

8. Kensington Town Hall

9. Ndërtesa e vjetër qeveritare, tani Ministria e Drejtësisë në Francë

10. Ndërtesa e re qeveritare, Londër

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.