DYLON

Biblioteka “Fan S. Noli” përcolli në pension Shpresë Hajdari-Vokshin, vlerësohet kontributi i saj i madh në kulturë

Biblioteka “Fan S. Noli” përcolli në pension Shpresë Hajdari-Vokshin, vlerësohet kontributi i saj i madh në kulturë
Avatar photo Redaksia

Në një ceremoni të organizuar nga kolektivi i Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, është përcjellë në pension punëtorja shumëvjeçare e institucionit, znj. Shpresë Hajdari-Vokshi, e cila për dekada të tëra kontribuoi në jetën kulturore dhe qytetare të Gjilanit.

Shpresë Hajdari-Vokshi kishte filluar punën si librare në Bibliotekën e Qytetit në vitin 1981, në moshën 20-vjeçare. Që nga rinia e saj, ajo u dallua si një veprimtare e përkushtuar në fushën e kulturës dhe artit, duke thyer shumë tabu të kohës përmes angazhimeve të ndryshme artistike e kulturore, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Përveç punës në bibliotekë, ajo ishte e angazhuar edhe në Teatrin e Gjilanit, ku interpretoi në role të ndryshme, si dhe në ansamblet kulturore të qytetit. Hajdari-Vokshi konsiderohej një nga figurat më aktive në organizimin dhe udhëheqjen e aktiviteteve kulturore të kohës, duke kontribuar edhe në sektorë të ndryshëm komunalë që lidhen me edukimin, kulturën dhe qytetarinë.

Gjatë periudhës së okupimit në Kosovë, ajo ishte anëtare e Komisionit Komunal për Kulturë dhe Sport.

Angazhimin institucional ajo e vazhdoi si drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, ndërsa ishte aktive edhe si ansambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, transmeton 2LONLINE.

Shtatë vitet e fundit të karrierës së saj profesionale, Shpresë Hajdari-Vokshi i kaloi në sektorin e përpunimit të librit në Bibliotekën “Fan S. Noli”.

Në ceremoninë e pensionimit, kolegët e uruan për ditëlindjen dhe përmbylljen e karrierës së saj profesionale, duke e vlerësuar si “zërin më autokton të avancimit të kulturës dhe qytetarisë në Komunën e Gjilanit”.

Kolektivi i bibliotekës i uroi znj. Hajdari-Vokshi shëndet, qetësi dhe jetë të lumtur pranë familjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.