DYLON

Biblioteka e Qytetit “Drita” pasurohet me 92 tituj të rinj shkencorë

Biblioteka e Qytetit “Drita” pasurohet me 92 tituj të rinj shkencorë
Avatar photo Redaksia

Biblioteka e Qytetit “Drita” në Kamenicë, është pasuruar me 92 tituj të rinj shkencorë donacion nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Donacioni është realizuar pas kërkesës së parashtruar nga Biblioteka e Qytetit “Drita”, ndërsa librat u sollën nga Prof. asoc. dr. Faton Krasniqi, Bashkëpunëtor i Lartë Shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe ish-drejtor i DKRS-së.

EkoHigjiena

Prof. asoc. dr. Faton Krasniqi tha se Instituti Albanologjik po ndjek një metodologji të shpërndarjes së botimeve nëpër komunat e Kosovës duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës ka vazhduar edhe ndër vite.

“Instituti Albanologjik është duke ndjekur një metodologji të shpërndarjes së librave në të gjitha komunat. Sot kemi ardhur këtu tek ju ku kemi sjellë gjithsej 92 tituj shkencorë të cilët janë botime të fundit dhe të mëhershme. Edhe në kohën sa kam qenë drejtor i Kulturës këtu, kemi pasur bashkëpunim me Institutin ku na kanë sjellë tituj, dhe ky bashkëpunim vazhdon edhe sot por jo vetëm në bibliotekë, miëpo edhe në fshatra si Busavata, Koretini dhe fshatra të tjera. Së shpejti edhe monografia ime e fundit pas një pune të gjashtë do të dalë dhe besoj se edhe atë së bashku me botimet tjera të reja do t’ua sjellim”, u shpreh Krasniqi.

Koordinatorja e Bibliotekës, Bedrije Bajrami, falënderoi Prof. Krasniqin për bashkëpunimin dhe kontributin në pasurimin e bibliotekës me këta tiuj.

“Faleminderit profesor për bashkëpunimin. Jemi mirënjohës sepse shumica e kërkesave tona për të na sjellë tituj të rinj tani janë edhe meritë e juaja, pasi na jeni përgjigjur çdoherë. Këtu kishte tituj të rinj të cilët nuk i kemi në bibliotekë dhe kjo është një gjë e mirë për ne. Në shenjë falënderimi ndajmë një mirënjohje për Institutin Albanologjik për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi”, tha Bajrami.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Nexhat Rexha, përfaqësues i Klubit Letrar “Nositi”.

Ky donacion kontribuon në zgjerimin e fondit bibliotekar me botime të reja shkencore dhe në krijimin e mundësive më të mira për lexuesit dhe studiuesit e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.