DYLON

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra
Avatar photo Redaksia

Enver Sadiku, profesor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e tashti këshilltar për karrierë, ka dhuruar mbi 100 libra për Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ato janë libra kryesisht për mësimin e gjuhëve të huaja frëngjisht, anglisht e gjermanisht, por edhe romane të autorëve tanë dhe të huaj.

Këto libra janë tejet të mirëseardhura për nxënësit dhe sidomos vlera e tyre do të shtohet me themelimin e kabinetit të gjuhëve të huaja në këtë shkollë.

EkoHigjiena

Bashkë me bibliotekisten e shkollës, profesoreshën Diana Mustafa dhe profesorin e gjuhës frënge, njëherit edhe koordinator i cilësisë Sami Selishta, këto libra janë vendosur në vitrinat e bibliotekës së shkollës.

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani kanë falënderuar për këtë donacion, duke theksuar se Biblioteka e Gjimnazit po shkon gjithnjë duke u pasuruar me libra të rinj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.