DYLON

BIBL gjobit Prishtinën për djegien e flamurit të Maqedonisë

Avatar photo Redaksia

Liga Ballkanike ka gjobitur me 1 mijë e 250 euro klubin basketbollistik “Sigal Prishtina”, pasi në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kryeqytetin kosovar kundër “KK Kumanovo”, tifozët e saj kishin nisur të djegin flamurin e Maqedonisë, transmeton “Koha.net”.

Lajmin e kanë dhënë “Plisat”, bashkë me një thirrje për anëtarët e vetë që kjo mos të përsëritet. Ata e kanë postuar edhe fotografi të vendimit të BIBL.

EkoHigjiena

“Shihni dënimet që ‘KB Prishtina’ i ka marrë në lojën e kaluar ndaj ‘KK Kumanovës’. Kjo vjen pas djegies së flamurit maqedon në sallë dhe disa sharjeve raciste të cilat disa njerëz pa urdhër të ‘Plisave’ e kanë bërë.

I lusim të gjithë ‘Plisat’ që çdo ekses brenda tribunës ta lajmërojnë në kryesinë e ‘Plisave’”, është shkruar në këtë status. “Ashtu siç po shihet në dënime, përsëritja e këtyre gjerave rezulton me përjashtimin e ‘KB Sigal Prishtina’ nga Liga Ballkanike. Ejani ta përkrahim ekipin tonë të zemrës dhe të tregojmë kulturë. Interesimi është mjaft i madh dhe ejani sa ma herët”, ka vazhduar ky status.

Nëse ky veprim përsëritet Prishtina mund të ndëshkohet me 5 mijë euro dhe të përjashtohet nga kjo ligë, thuhet në letrën që mban firmën e drejtorit sportiv Shay Shtriks.

Prishtina zhvillon sonte (17:30) ndeshjen e radhës në kuadër të garave në Ligën Ballkanike, kundër kampionit aktual Galil Gilboa. Sigal Prishtina aktualisht renditet në pozitën e katërt në tabelë me 16 pikë, sa i ka edhe Galil Gilboa në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak. Ekipi i kryeqyteti në ndeshjen e parë me Galil Gilboan, të zhvilluar në Izrael, pati pësuar humbje me shifrat 71:66.

Prishtina në total ka katër humbje, prej të cilave tri i ka regjistruar në katër ndeshjet e fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.