(2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur mbledhjen solemne inauguruese në të cilën, Lutfi Haziri. ka dhënë para këshilltarëve të Asamblesë Komunale, betimin si kryetar i zgjedhur i Gjilanit. Ai ka thënë se kjo ditë është e shënuar për Gjilanin dhe ka uruar këshilltarët e ri, që siç tha ai, kanë marrë besimin e qytetarëve dhe janë ata që paraqesin, mbrojnë dhe angazhohen që Gjilani të jetë një vend i dashur për të jetuar, punuar dhe mbajtur familjet e tij
Haziri ka thënë se si kryetar i komunës do të jetë i paanshëm,m unifikues dhe do të punojnë bashkërisht që ta kthejnë dhe fuqizojmë Kuvendin, pa dallime partiake. Ai tha se do të angazhohen që bashkërisht me kuvendarë por edhe me involvimin e të gjithëve , duke përfshirë edhe shoqërinë civile e qytetarët në përgjithësi do të bëjnë që Kuvendi të merr vendime meritore e të drejta, për të mirën e komunës.
Ai ka falënderuar ish kryetarin e komunës , këshilltarët komunal të përbërjes së kaluar për punën e bërë ndërsa ka premtuar angazhim në të gjitha sektorët për të mirën e Gjilanit dhe qytetarëve të saj me qëllim që pritshmëria e tyre të jetë e kënaqshme.
haziri ka thënë se Kuvnedi do të jetë i të gjithë qytetarëve , subjekteve politike dhe i hapur për bashkëpunim.
Në këtë seancë inauguruese të përbërjes së re të vendimmarrjes, që e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Zijadin Maliqi (LDK) edhe anëtarët e rinj të asamblesë komunale dhanë betimin dhe kanë nënshkruar deklaratën solemne për marrjen e detyrës.
Përndryshe, Kuvendi i ri Komunal i Gjilanit do të përbëhet prej 35 këshilltarëve që vijnë nga 11 subjekte politike: Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK – 11 këshilltarë, Partia Demokratike e Kosovës – PDK – 8 këshilltarë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK – 4 këshilltarë, Lëvizja Vetëvendosje – 4 këshilltarë, Aleanca Kosova e Re – AKR – 2 këshilltarë, dhe me nga një këshilltar do të jenë të përfaqësuara Lëvizja Vatra, Partia e Drejtësisë PD, Lëvizja Republikane, Za Evropsko Pomoravlje, Partia Socialdemokrate e Kosovës – PSD, dhe KDTP – Kosova Demokratik Türk Partisi.
Anëtarë të Kuvendit Komunal janë: Valentina Bunjaku-Rexhepi, Avdyl Aliu, Isa Agushi, Imet Rrahmani, Arben Mehmeti, Nevzad Rushiti, Zijadin Maliqi, Shpresa Kurteshi, Jehona Hyseni, Florina Jerliu dhe Jashar Jashari (zëvendësoi kryetarin Haziri) (LDK), Izmi Zeka, Bujar Nevzati, Riad Rashiti, Sahit Abazi, Bajram Hasani, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fatbardha Selmani (PDK), Selami Xhemaili, Ibish Ibishi, Mevlyde Zejnullahu, Adelina Berisha (AAK-LDD), Nevzad Isufi, Fehmi Sylejmani, Besa Baftiu, Arijeta Rexhepi (VV), Arben Maliqi, Mizafere Ismajli (AKR), Selver Xhelili (LR), Labinotë Demi-Murtezi (PD), Sejdulla Kadriu (Vatra), Kadir Hysein (KDTP), Ismet Hajdini (PSD) dhe Srgjan Mitroviq (ZEP).
Sipas agjendës, pas seancës inauguruese pritet të bëhet edhe pranim – dorëzimi I detyrës zyrtare të kryetarit të komunës, pastaj kryetari i ri i Gjilanit do të bëjë emërimin e ushtruesve të detyrës së drejtorëve të ri, e do të organizojë pritje të shumta. /2lonline/