DYLON

Betohet kryetari Begzad Sinani

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Begzad Sinani është betuar të enjten, duke u vënë në krye të komunës së Kamenicës, ndërsa më parë të 27 anëtarët e Kuvendit Komunal u betuan për mandatin (4-vjecar) të ri te tyre në Komunën e Kamenicës, para shumë qytetarëve të mbledhur sot në sallën e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës Begzad Sinani, ka ritheksuar përkushtimin e  tij si kryetar i komunës, për përgjegjësitë që i vehen përpara.

EkoHigjiena

“Une besoj dhe shpresoj si kryetar i komunës së Kamenicës, se do të respektoj sygjerimet dhe këkrkesat që vien nga qytetarët e komunës”, ka thënë Sinani, duke shtuat se detyrën e kryetarit të komunës po e merr në gjendje shumë të vështirë.

Ai ka thënë se do të marr përgjegjësi nga sot e tutje, me një garanci se nuk do të merret me asnjë udhëheqës komunalë që ka veprue këto 4-vite dhe se “detyra e imja si kryetar është e ardhmja dhe nuk kemi kohë me u marr me të kaluarën”, ka thënë Sinani.

Ai ka falënderua ish kryetarin Surdulli për punën që ka bërë për 4 vjet, pavarësisht të metave dhe dobësive që e kanë përcjellur ate në qeverisjen e kaluar. Në inaugurimin e Begzad Sinanit, ish kryetari Shaip Surdulli, nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit lokal dhe nga OSBE. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.