DYLON

Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë së Apelit

Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë së Apelit
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 226-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.

Në fillim të takimit të sotëm, u mbajt ceremonia e dhënies së betimit të anëtarit të ri të Këshillit nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe u miratua Plani i Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2023, i cili u prezantua Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial miratoi me disa propozime klasifikimin e pozitave të stafit në të gjitha nivelet e administratës së sistemit prokurorial, propozim ky, i cili do të dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas dekretimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.  

Anëtarët e KPK-së miratuan edhe Planin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës për vitin 2023 dhe Protokollin për trajnimin e detyrueshëm të prokurorëve me performancë të dobët.

Në fund të takimIt, Këshilli miratoi Raportin e Komisionit për Rekrutimin e njëzet e dy prokurorëve të rinj të Shtetit, emrat e të cilëve do të dërgohen për dekretim në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.