DYLON

Betohen anëtarët e Asamblesë Komunale dhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati

Betohen anëtarët e Asamblesë Komunale dhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati
Avatar photo Redaksia

Në seancë solemne është konstituuar përbërja e re e Asamblesë Komunale të Kamenicës, e dal nga zgjedhjet e fundit lokale, ku anëtarët e Kuvendit të Kamenicës, por edhe kryetari i ri i Komunës Qëndron Kastrati, solemnisht kanë bërë betimin.

Seanca është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Asamblesë Enver Mavriqi.

Në fjalën e tij me rastin e betimit, kryetari Kastrati ka falënderuar gjithë përkrahësit e tij duke filluar në veçanti nga qytetarët e Komunës se Kamenicës. Por, në rrugën për zhvillimin e Kamenicës, Kastrati ka kërkuar përkrahjen e gjithë Asamblesë Komunale, duke kërkuar bashkëpunim dhe seriozitet ne punën e qeverise komunale.

EkoHigjiena

Ai i falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës se Kamenicës për kulturën e treguar në zgjedhjet lokale si dhe besimin e dhënë. Mbështetja e qytetarëve ishte vendimtare për bërjen e ndryshimit edhe në Komunën e Kamenicës. Ai u zotua se do të punojë me nderë e besnikëri me të gjithë qytetarët e Komunës.

Derisa kryetari i deritanishëm, Begzad Sinani duke e uruar kryetarin Kastrati, tha se detyra e kryetarit është privilegj por njëkohësisht edhe përgjegjësi. “Uroj Kryetarit Kastrati mandatin qeverisës, duke I dëshiruar punë të mbarë dhe shëndet në jetë”, ka thënë Sinani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.