DYLON

Betohen 350 ushtarë të FSK-së

Betohen 350 ushtarë të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Me një ceremoni ushtarake sot janë betuar 350 rekrutë të rinj, të cilët nga sot do të shërbejnë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri Shemsi Syla, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Major Enver Cikaqi, si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe ata ndërkombëtarë. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe familjarët dhe miqtë e rekrutëve të rinj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Ejup Maqedonci përgëzoi ushtarët e rinj duke theksuar rëndësinë e vendimit që kanë marrë që të shërbejnë nën emblemën e uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, detyrë kjo sa e vështirë aq edhe fisnike.

“Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esencial. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur dhe më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të avancuara të armatimit dhe me të rinj e të reja që, me guxim dhe përkushtim të pashoq, i shërbejnë Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri Maqedonci.

Ministri Maqedonci i uroj suksese ushtarëve të rinj dhe theksoi se investimet në sektorin e mbrojtjes do të vazhdojnë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.