DYLON

Betohen 344 ushtarë të rinj të FSK-së

Betohen 344 ushtarë të rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e betimit të 344 ushtarëve të rinj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri Shemsi Syla, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Major Enver Cikaqi, si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe ata ndërkombëtarë. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe familjarët dhe miqtë e rekrutëve të rinj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Ejup Maqedonci përgëzoi ushtarët e rinj duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe vullnetit të tyre për t’i shërbyer atdheut. “Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esencial. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur dhe më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të avancuara të armatimit dhe me të rinj e të reja që, me guxim dhe përkushtim të pashoq, i shërbejnë Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri Maqedonci.

Ushtarët e rinj të cilët u betuan sot, u trajnuan për 9 javë pranë Qendrës për Stërvitje Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) në Ferizaj, ku mësuan hapat e parë të jetës ushtarake dhe morën njohuritë bazë taktike ushtarake për të qenë të gatshëm për të shërbyer në  Forcën e  Sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.