DYLON

Beteja e Zhegocit kulmi i rezistencës për të realizuar ëndrrën shekullore

Avatar photo Redaksia

Nga: Izmi ZEKA

/2L ONLINE/ – Sot 17 vite më parë u zhvillua Beteja e lavdishme e UCK-së e njohur si Beteja e Zhegocit. Ranë dëshmorë të shumtë për të shkruar historinë e dhimbshme por edhe të lavdishme të këtyre anëve. Kjo Betejë ishte kulmi I rezistencës për të realizuar ëndrrën shekullore e që ishte liria e Kosovës

EkoHigjiena

Beteja e Zhegocit paralajmëroi Zonën Operative të Karadakut dhe gjithë popullatën e kësaj treve se përmasat e kësaj lufte mund të kenë efekte jo të dëshirueshme nëse nuk arrijmë që të bëhemi një pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Karadakut. Forcat çlirimtare luftuan dhëmbë për dhëmbë, duke shpëtuar popullatën civile dhe të plagosurit e tjerë. Ndikimi i saj fuqishëm sinkronizohet edhe me betejat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptarë,me përpjekjet e udhëheqësit popullor dhe komandantit të luftës së Kaçanikut Idriz Seferit me luftën heroike në Kikë të Gollakut me trimërinë e Shyt Marecit e luftën e Molla Idriz Gjilanit.

Kjo betejë është edhe më e fuqishme si në aspektin historik ashtu edhe shkencor sepse këtu edhe mori fund regjimi i egër serb. Këtu u thye tirania. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zgjodhën një rrugë dhe ajo ishte luftë deri në çlirimin e tokave arbërore. Padyshim se ne sot jemi të lirë dhe vetëm duhet të kthejmë kokën prapa dhe ti bëjmë një syresh historisë së kësaj anë e gjithë Kosovës atëherë mund të dimë se nga erdhëm, ku jemi dhe sa e vështirë qenka rruga për të ardhur deri këtu.

Kjo shëtitje nëpër histori reflekton natyrshëm përpjekjet për liri dhe nuk duhet thënë shumë dhe shkruar tepër. Është rikujtuese nëse dikush ka harruar vitet, shekuj, gjakun e derdhur, amanetin e brezave. Nuk është hipokrizi të thuhet e vërteta. Shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete jo me dëshirën e tyre. Alternativat janë në duar të tyre. Nuk duhet hezituar të mbrohet dhe thuhet ajo që ka ndodhur brez pas brezi. /2L ONLINE/