Beteja e Marecit: ”Pika nuk guxon të bjerë…”

Beteja e Marecit: ”Pika nuk guxon të bjerë…”

Sot 19 vjet me parë më 18 prill filloi lufta në Marec e njohur si Beteja e Marecit. Në këtë Betejë pati shumë të vrarë nga radhët e UÇK-së duke mbrojtur jetën, perspektivën dhe shtetin e ardhshëm të Kosovës.

Shkruan: Izmi Zeka

Nga pikëpamja historiografike, tani më shumë po argumentohet se gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në këtë kontest betejës së Marecit ideja e krijimit të shtetit ishte perspektiva e vetme dhe e domosdoshme për Kosovën dhe zhvillimet e saj.

Në këtë relacion vlen të përmendet se vetë shtrirja e luftës në përmasa çfarë ishte dhe drejtimi i saj në një hierarki vepruese në Kosovë dhe në anën tjetër përfaqësuesit politik të saj në shumë shtete të Evropës e më gjerë paralelisht paraqesin kapitalin më të madh të fundshekullit XX dhe njëkohësisht largimin e forcave ushtarake e policore nga territori i Kosovës.

Pas luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së, në betejën e Marecit, prej 18 prillit deri më 22 prill, ishte plagosur rëndë Muharrem Ibrahimi, epror i lartë ushtarak, duke dal prej shtabit për në spitalin e improvizuar te lagjja e Bullajve, me plagë të rënda vdekjeprurëse, thërret: ”Pika nuk guxon të bjerë…”.

E kjo tregon për moralin e lartë dhe vendosmërinë e luftëtarëve të UÇK-së, ku edhe në momentet kur po luftohej për jetë a vdekje, ata reflektonin natyrshëm mbrojtjen e pakompromis të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare.

KOMENTE