• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Beteja e lavdishme e Koshares
Nacionale

Beteja e lavdishme e Koshares

by Redaksia 2LONLINE 9 Prill, 2019 4 min read
 Beteja e lavdishme e Koshares

Sot me manifestimin qendror ,,Ditët e Shqipes’’ mbajtur në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares dhe me homazhet tek varrezat e dëshmorëve u shënua 20-të vjetori i Betejës së Koshares, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në manifestim morën pjesë; presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, gjeneralë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, deputetë dhe personalitete politike dhe shkencore, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë, si dhe mijëra qytetarë nga të gjitha trojet etnike.

Fillimisht, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, pranë varrezave të dëshmorëve në shenjë respekti dhe kujtimi për veprën heroike të tyre.

Në manifestimin e mbajtur, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Urdhër të Lirisë, Brigadën 138 ,,Agim Ramadani’’ dhe i ka shpallur të gjithë dëshmorët e kësaj brigade Heronj të Kosovës.

Presidenti Thaçi, më tej, tha: Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pos tjerash, tha: U deshën 100 vjet që dëshmorët e lirisë t’i thonë jo ndarjes, pro bashkimit’’.

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, ish-komandant i Betejës së Koshares, manifestimin ,,Ditët e Shqipes’’ në 20-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, e përshëndeti në emër të kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Ministri Berisha, fillimisht tha, se vepra e dëshmorëve tashmë–Heronj, duhet të jetë udhërrëfim për shtetin në ndërtim.

Ministri Berisha përkujtoi edhe fillimin e Betejës së Koshares. ,,Në këto shkrepa, në mëngjesin e 9 prillit 1999, borën e çanin vetëm ushtarët me uniformë të UÇK-së. Pas përgatitjeve të gjata dhe të përpikta ishin ushtarët e UÇK-së, që përfundimisht, me forcën e armës, e hoqën kufirin shqiptaro-shqiptar. Këta djem kishin zemër të madhe, kishin trimëri të pashoqe dhe betimin e dhënë për ,,liri a vdekje’’ e realizuan me Liri. Beteja e Koshares ishte një betejë, e cila zgjati dhjetë javë, por ajo çka vlen të theksohet është se djemtë ishin vendosur të luftojnë deri në çlirimin e Kosovës’’, tha ministri Berisha.

Ministri Berisha, foli gjithashtu, edhe për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës. ,,Jam krenarë edhe sot, para jush, e para gjithë kombit, për rrugën që kaluam nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmes Trupave Mbrojtëse të Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të arritur deri tek themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Si çdo shtet sovran, Kosova ka të drejtë të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse. Ky sovranitet, është vërtetuar nga mase 100 shtete dhe është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga kjo rrugë, nuk ka kthim prapa. Prandaj Ministria e Mbrojtjes, këtë vit, ka filluar ndërtimin e këtyre kapaciteteve, që do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, dhe me shtetet partnere, të cilët ishin përkrah nesh në luftën tonë çlirimtare.

Në fund, ministri Berisha shtoi. ,,Punët e vështira janë për burrat me një mendje. Prandaj, ne nuk do të ndalemi, nuk do të rreshtim së ndërtuari amanetin e dëshmorëve, gurë mbi gurë’’.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, foli vëllai i Agim Ramadanit, z. Jashar Ramadani, i cili vlerësoi lartë veprën dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të rënë në Koshare. ,,Kur këta trima që rrinë edhe këtu krah njeri tjetrit, dhe trimat që janë gjallë këtu, në mesin tonë, s’ka se si mos të thoshte Agimi: ,,Kur pushkët bashkohen edhe krismën e kanë më të fortë’’.

Tags: aktuale Koshare nacionale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Nacionale

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera

25 Maj, 2022
Shneta

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com