DYLON

Besonim në filozofinë e Doktor Ibrahim Rugovës dhe në aleancën e miqve tanë

Avatar photo Redaksia

Gjilan  – (2LONLINE) – Filozofia e  Doktor Ibrahim Rugovës tanimë ishte ngulitur në mendjen dhe shpirtin e popullit kudo në Kosovë. Ai u bë një figurë kombëtare dhe i besueshëm jo vetëm tek populli shqiptar, po edhe në politikën ndërkombëtare njihej e çmohej si lider i shqiptarëve në Kosovë. Reputacioni i tij  në politikën ndërkombëtare dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikoi që fjala e tij në Kosovë   të jetë e besueshme dhe e pakontestueshme.

Kjo ndikoni që më lehtësi e vullnet t’i gjenim njerëzit për të formuar strukturat ushtarake në luftën për çlirimin e Kosovës. Shtabi i Mbrojtjes Territoriale ishte mjaft i kujdesshëm në themelimin e këtyre njësive. Në  udhëheqjen dhe komandimin e tyre u vunë persona që kishin  kryer shërbimin ushtarak,posedonin grada ushtarake dhe njihnin mirë strategjinë e luftës. Këta persona,nën përgjegjësit e tyre dhe “top sekret”, formuan kompanitë e tyre sipas udhëzimeve të udhëheqjes së Shtabit të Mbrojtjes. Asgjë  nuk bëhej kokë në vete.  Platforma e Ministrisë së Republikës së Kosovës dhe mekanizmave të saj kishte mbështetje të fuqishme nga politika dhe Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

EkoHigjiena

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjilani ishte shembull i organizimit e themelimit të strukturave ushtarake  në këtë fazë përgatitore. Kjo na jepte vullnet e guxim që punët në teren  të kryheshin në nivelin më të lartë. Njerëzit morën obligime vullnetare të formonin, të udhëhiqnin e të komandonin njësitë   luftarake në rrethana lufte.

Komandantët e kompanive dhe togjeve të cilët morën mbi vete përgjegjësitë në organizim dhe komandim të njësive ushtarake në rrethana  të luftës së armatosur ishin:

1.Mursel Jashari, komandant kompanie – Gjilan
2.Hamdi Zymberi, komandant kompanie – Gjilan
3.Xhevat Demiri, komandant kompanie – Gjilan
4.Zekë Isufi, komandant kompanie – Gjilan
5.Bardhyl Xhafa, komandant kompanie – Gjilan
6.Halit Abdullahu, komandant kompanie – Gjilan        
7.Ismail Handari, komandant kompanie – Gjilan
8.Abdirrahim Aliu, komandant kompanie – LLovcë
9.Sherif Sherifi, komandant kompanie – Pogragjë
10.Isa Qerimi, komandant kompanie – Perlepnicë
11.Shefqet Bekteshi, komandant kompanie – Zhegër
12.Shemsi Syla, komandant kompanie – Bresalc
13.Mehmet Vranovci, komandant kompanie – Cerrnicë
14.Hasan Dauti,zv. komandanti i kompanisë – Haxhaj
15.Abdulla Tahiri, komandant kompanie – Malishevë
16.Isuf Ismaili, komandant kompanie – Llashticë
17.Ahmet Aliu, komandant i policisë ushtarake – Livoq i Eperm
18.Ilmi Rexhepi, komandat kompanie – Gjilan
19.Ramadan Hasani, komandant i togut të pavarur -Pidiq
20.Ilmi Latifi, komandant i togut të pavarur – Kmetoc
21.Mexhid Devaja, komandant i togut te pavarur – Gjilan
22.Sabedin Shahiqi, komandant i togut te pavarur – Gjilan
23.Esmer Ajeti, komandant i togut të pavarur – Lladovë
24.Januz Shala, komandant i togut të pavarur – Ponesh
25.Tahir Tahiri,komandant i togut të pavarur – Zhegoc
26.Qerim Lipovica, komandant i togut të pavarur – Sllakoc
27.Qemail Rexhepi, komandant i togut të pavarur – Livoq i Ulët
28.Reshat Rexhepi, komandant i togut të pavarur – Malishevë  Ep.
29.Shaqir Bislimi, komandant kompanie – Miresh
30.Shkelzen Mustafa, komandant i togut të ndërlidhjes e komunikimit – Gjilan
31.Njazi Kolgeci,komandant i kompanisë diversantëve e kundër diversantëve – Gjilan
32.Esat Shkodra,komandant i togut të minahedhësve 82 mm – Gjilan
33.Abdyl Shabani, komandant i togut për materialo-teknike – Gjilan
34.Nebi Latifi,komandant i togut për mbrojtje kundër helmimeve kimiko-biologjike – Gjilan
35.Lutfi Haziri, ndihmës komandanti i kompanisë  diversantëve e kundërdiversantëve
36.Hazir Mustafa, komandant i togut të diversantëve
37.Fadil Kajtazi,komandant i togut të diversantëve dhe kundër diversantëve – Gjilan
38. Naim Behluli, zëvendës i komandantit të togut kundër diversantëve – Gjilan
39.Nehat Ibrahimi komandant i togut të diversantëve dhe kundër diversantëve – Gjilan
40.Naser Latifi,zëvendës komandanti i togut të diversantëve e kundër diversantëve – Gjilan

Me strukturimin e njësive  ushtarake dhe kompletimin me kuadro komanduese të këtyre njësive, Komanda e  Shtabit të Mbrojtjes Territoriale në Gjilan  hartoi Planin Operativ të Njësive,Planin e Mobilizimit dhe Vendeve të Mobilizimit, Planin e Logjistikës, Planin e Komunikimit, Planin e Sigurisë,  Planin e Shëndetësisë dhe Planin e Strehimit të Popullatës. /2LONLINE/

Nazmi Musa

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.