DYLON

Besimin qytetarë po e ndjejë obligim moral e qytetar që zërin e tyre ta përfaqësoj me dinjitet në institucionet komunale

Besimin qytetarë po e ndjejë obligim moral e qytetar që zërin e tyre ta përfaqësoj me dinjitet në institucionet komunale
Avatar photo Redaksia

/Bedri Ajeti, kandidat I LDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Sot, gjatë tubimit për prezantimin e kandidatëve për asamble komunale, pata nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e një momenti të rëndësishëm për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Një falënderim të posaçëm e drejtoj për bashkëfshatarët e mi nga Lladova, si dhe për të gjithë banorët e Grykës së Karadakut, të cilët më kanë dhënë gjithmonë përkrahjen dhe besimin më të madh.

Ky besim për mua është obligim moral e qytetar që zërin tuaj ta përfaqësoj me dinjitet në institucionet komunale.

Si kandidat për asamble, mbetem i përkushtuar që të jem zëri i Lladovës, i Grykës së Karadakut dhe i të gjithë qytetarëve tanë, duke punuar me transparencë e përgjegjësi për zhvillimin e komunës sonë.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të çmuar!

#BashkëPërFitore #LDK #113 #34

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.