Besimi, maskarenjtë dhe çmimi Nobel

Besimi, maskarenjtë dhe çmimi Nobel

Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO (Haifa) Chair in Bioethics, në një ligjëratë në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë deklaron : “ Ne në Izrael i marrim prokurorët dhe gjykatësit, gazetarët dhe i qojmë në spitale për të kujdestaruar me mjekët , në mënyrë që ata të njihen me gjithë punën dhe sfidat e mjekëve-përndryshe nuk ka as edhe nje mundesi të kuptohet drejtë natyra e punës së tyre”

Shkruan: Besim Guda

Gjatë punës sonë të përdithsme janë me dhjetra e qindra raste kur dikush JU falenderon për ndihmën që Ju I keni dhënë në qastet më të vështira të jetës, në momentin kur familjari Juaj prekë kufijt e vdekjes. Dhe është shumë normale që një falenderim I tillë të gëlon egon , të bënë të ndjehesh mirë dhe krenar për punën që e bënë , I plotesuar në aspektin profesional dhe kjo të mban gjallë në rrugën e vështirë të qenurit pranë dhembjeve të tjetrit. Askush kurrë nuk mund ta kuptoj si duhet dhe sa duhet këtë detyrë të vështirë.Këtë e kupton vetëm ai I cili është futur brenda në këtë garë të pa fund me vdekjen.

Por gjithmon nuk ndodhë kështu , ndodhë shpeshe që Ju jeni ai i cili i jepni lajmin më të hidhur familjarit ,për vdekjen e të afermit të tij. Edhe perkundër masave të ndërmara , dijës që keni ,përvojës ,punës së palodhur që bëni , kur përfundimi është me vdekje , gjithmon të shkon mendja se mos edhe dicka tjetër është dashur të bëhet. Dhe për këta njerëz , për këtë familje , edhe përkundër të gjithave , Ju mbeteni nje figurë e pa dëshiruar, Ju jeni ai i cli i keni dhënë lajmin më të hidhur dikujt në jetë , dhe pa fajin tuaj bëheni I urryer për të ,familjen e tij. Edhe pse të bindur se vdekja është e pa ndalshme ,besimtar disa nga ne, se ajo është e paracaktuar , prapë se prapë sejcili prej nesh shpreh dyshimin se mos është dashur të bëhet edhe diqka më shumë.

Sot në Kosovë ka nevojë për bashkëbisedim më shumë se kurrë , jo bashkëbisedim politik , i cili nuk është subjekt i këtij shkrimi ,por bashkëbisedim ndërqytetar , bashkebisedim me veten tonë. Në të gjitha shkrimet e mia jam munduar të mos mbajë anë , por kam pasur qëllim të ngrisë debat , të ndertojmë konsenzus të pergjithshëm ,për probleme bazike, probleme që në botën e civilizuar kanë gjetur zgjidhje të drejtë,apo përafërsisht të drejtë , ngase gjithkund shëndetësia është problem I rëndë I shoqërisë , të kujtojm këtu vetëm “Obama care” dhe gadi gjithcka kemi thënë. Gjithmon e kam thënë dhe vazhdoj ta them , problemi egziston , ne mund ta zbusim atë vetëm nëse e kuptojmë dhe e pranojmë se ai egziston .Na mund ta ndreqim se bashku ashtu siq po shprehet ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Parimi bazë I mjekimit në shendetësi, universal e i pranueshëm është ky

Shëron vetëm ai mjek tek i cili krijohet besimi”. Tek ne, kjo është pika më e vështirë dhe më e rëndë, kjo është nyja Gordiane që nuk tejkalohet dot. Meqë Kosovari, thënë më drejtë Shqiptari I Kosovës , nuk beson mjaftueshëm në zot , nuk e beson presidentin ,nuk e beson kryeministrin , nuk e beson ministrin ,nuk e beson gjykatësin e prokurorin , nuk e beson prefesorin e mësuesin , të njeten gjë e bënë edhe me mjekun. Shkurt thënë ai nuk na beson, dhe kur nuk na beson, shërimi si rezultantë e këtij mos besimi me siguri do të mungoj . Kur humbet besimi ,humbet shpirti ,humbet mendja thot populli. Në ketë situatë ndodhemi sot. Andaj nga kjo pozitë shumë e vështirë kërkohet rrugëdalje. Alternativë e vetme është bashkëbisedimi brenda nesh , është fillimi I ngritjes dhe ndërtimit të besimit. Cilat jane rruget dhe mundësitë , duhet shikuar. Duhet koncensus e përgjitshëm popullor për probleme të tilla kaq të mprehta . Bijtë e Eskulapit ( mantel bardhët) janë të gatshëm për një dialog social me qytetarin. Të gjitha këto nuk do të ishin fare të nevojshme sikur rrugët institucionale të funksiononin si duhet.

Edhe pse pa drejtësisht qytetari e hedh barrën kryesore në deshtimin e sistemit tek mantelbardhët, keta të fundit të vetëdijshëm për pozitën e tyre ,rolin e tyre në shoqeri , mundësitë e tyre, janë të gatshëm për një dialog të brendshëm. Ata nuk kërkojn e as që guxojnë të kërkojnë as më pakë e as më shumë nga sa u takon në shoqëri. Por edhe shoqëria dhe shteti duhet ti trajtoj në mënyrën që ata meritojnë . PO është e vërtetë ka në mesin tonë edhe të atillë qe nuk meritojnë fare tretman por fat i mirë është që ata përbëjnë pakicën e pa rëndësishme të këtij entiteti.

Qytetari duhet të niset nga premisa kryesore se tani jetojmë në një sistem tjetër politik , jetojmë në “demokraci”, sistem “kapitalist” ku ekonomia e tregut rregullon jetën në mes njerëzve , e jo gjynahu,mëshira, dhembja për tjetrin , solidariteti. Këto ishin parime që promovoheshin në një sistem të shkuar , i cili u tregua jo suficient për të zgjidhur problemet bazike të shoqërisë.

Është e kuptueshme për ne, që popullata ,që për 40 vjet kontrollohej pa asnje “dinar” , që frigoriferët tanë ishin të mbushur me barna të lloj lojshme pa pagesë, që mund të kuroheshe në cdo cep të ish shtetit , deri në Slloveni ,ku për rrugë të paguhej edhe mëditja dhe rruga e mëditha e percjellësit që udhëtonte me JU . Dhe për njëher sikur në endërr të gjitha kanë marrë fund , dhe tani shendeti i Juaj trajtohet si mall (siq ndodhë në gjithë botën e civilizuar) dhe për ta ruajtur këtë mall , këtë shëndet ju detyroheni të jepni lekun nga vetja juaj , lekë ky që shume shpesh i mungon shumicës sonë. Të pa mbeshtetur, ose fare pakë të mbështetur nga shteti , qytetari gjindet në një situate shumë të vështirë. E ka gjetur mallkimi më i rëndë i Jehudëve “ dhashtë zoti të kesh e pastaj të mos kesh “ sa i perket sistemit shendetesor, gjithnjë në këtë diskurs.

Në këtë situatë të re të krijuar , edhe mantelbardhët mundohen ta gjejnë vendin e vetë në shoqeri , të adapohen në sistemin e ri, ngase ne të vjetrin gëzonin shumicën e benifiteve që ofronte sistemi.Në adaptim e sipër , disa, një numër I vogël mund të ketë abuzuar me parimet universale shëndetësore, nuk përmend më betimin e Hypokratit ngase ai më 1946 është reviduar dhe ka humbur në aktualitetin social. Ata , mjekët , pjesa më avangarde e shoqërisë , njeresit me punëtor e ambicioz që ka shoqëria Kosovare që prej kohësh , janë anatemuar skajshmërisht , me ose pa vetëdije , me ose pa qëllim, për interesa të tjeterkujt apo si pasoje e injorancës së përgithshme që kemi.

Ne mendjet tona qarkullojnë ide nga më të ndryshmet, ide se si duhet që së paku të krijojmë kushte mesatare për trajtim të populates sonë. Duhet te pajtohemi që në këtë process me qytetarin jemi “palë” dhe se nuk jemi kundershtarë apo edhe me pakë armiq. Ofrimi I shërbimeve cilësore shëndtësore është imperativ I kohës. Gjërat duhet ndryshuar që nga dje-paradoksalisht duket. Nevoitet vullnet politik dhe gjërat mund të perafrohen.

Dy gjera duhet të bëhen të qarta , qe nuk mund ti levizë askush , janë notore ,plotësisht fiziologjike dhe si të tilla jane në themel te zhvillimeve të më tejme në këtë sferë.

E para – me kaq mjete , apo thënë më shkurtë me kaq para sa jep qeveria e Kosovës për shendetësi është e pa mundur që të ketë permirsim në sektorin e shendetësisë dhe

E dyta – pa reforme të thellë në sistemin shëndetësor ne do të vendënumrojmë , do të thellojme krizën, dhe do të mbesim shumë mbrapa shteteve të rajonit e mos e flasim për vendet e zhvilluara.

Ne fund te ketij shkrimi , që të mund të permbledheë fjalët hyrëse të prof. Carmit , dhe të shperfaq iden fillestare të titullit , kam një tregim të vogël personal, shume domethënës, ilustrativ sa nuk bëhet më.

Një vëlla i imi, rebel për kah natyra , I pa kënaqur me sistemin shëndetësor, i indoktrinuar nga shkrimet nëpër gazeta ,portale , mjete tjera të informimit mbi sistemin shendetësor deklaronte: “ Ju jeni të gjithë maskarenjë dhe te gjithëve duhet burgosur një minutë e më parë, ngase nuk keni fare konsiderata per shendetin e popullit”.Kështu sot mendon një numër I konsiderueshëm i qytetarëve. Këto deklarata I përsëriste pa nda dhe në cdo vend. I ndodhi pastaj që të vinte dhe të mirrte ca shërbime shëndetësore katër ditë rresht në Emergjencën e SP të Gjilanit , dhe që ditën e tretë , ashtu i rebeluar por tani me kahje krejt tjetër deklaron me shumë zjarrë e afsh “ nga ajo që pash për këto ditë Ju jeni per cmimin Nobel, sa problemet , sfidat,pengesat ,mos marrëveshjet i pasni me qytetaret as që kam mundur të imagjinoj“. Dhe unë duke i ditur të gjitha I bëra rekapitulimin ketij tregimi ” I dashuri vëlla ( qytetar ) ne nuk jemi për cmimin Nobel por as maskarenjë e shpirtëkazmë nuk jemi” Ne jemi JU në versionin e mantelbardhëve.

I dashuri qytetar, mjeku në Kosovë është qytetari i Kosovës i veshur me bluzë të bardhë, ngase një gjë të tillë e obligon puna që bënë, është uniforma e punës . Sikur qytetaret e Kosovës të ishin më të mirë dhe të meritonin më shumë , me siguri do të kishin qeveri më të mirë,shkencë e unveristet më të mirë, sport më të mirë,xhami e kishë me të mirë, e edhe shendetësi më cilësore e më të mire.

P.S:
Në shkrimin e radhës do të mirremi me paragjykimet dhe korrupsionin në shendetësi.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE