DYLON

Besimi juaj është vlera dhe përgjegjësia jonë – Votoni kandidatët e PD-së

Besimi juaj është vlera dhe përgjegjësia jonë – Votoni kandidatët e PD-së
Avatar photo Redaksia

Të nderuar qytetarë,

Të dashur votues të Partisë së Drejtësisë(PD),

EkoHigjiena

Jemi në ditët kur fati i shtetit tonë të dashur është prapë, pas tri viteve, në ndërgjegjen tuaj të pastër dhe duart tuaja të vyeshme.

Na jepni përgjegjësinë, që të vazhdojmë ndërtimin e shtetit tonë të shtrenjtë, të bekuar me gjakun e mijëra bijave dhe bijve më të zgjedhur të kësaj toke, duke ndërtuar Kosovën tonë Evropiane mbi vlerat e mirëfillta të traditës sonë kombëtare dhe Fetare.

Na jepni mundësinë, që para Zotit të Madhërishëm, të dalim faqebardhë pas përmbushjes së zotimeve të cilat sot i marrim para jush.

Votoni kandidatët e Partisë së Drejtësisë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

43 Mr . Ardian Sejdiu – kandidat për doktor të shkencave teologjike
93 Mejreme Uka – Profesoreshë

Votoni vlerat tuaja për të mundësuar të ardhme dinjitoze të fëmijëve dhe mbesave e nipave tuaj.

Partia e Drejtësisë – Gjilan
Kryetar i Shtabit Regjional Gzim Shala

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.