DYLON

Besimi i partnerëve në profesionalizmin e ushtarakëve tanë dëshmon avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Besimi i partnerëve në profesionalizmin e ushtarakëve tanë dëshmon avancimin e kapaciteteve të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Oficerët e FSK-së, major Gentrit Idrizi dhe major Labinot Lala, emërohen si oficerë ndërlidhës në strukturat e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gaza (ISF).

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky emërim është rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së, investimeve në mbrojtje dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci vlerëson se besimi i partnerëve në profesionalizmin e ushtarakëve tanë dëshmon avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rolin gjithnjë e më aktiv të Kosovës në sigurinë ndërkombëtare.

“Urime oficerëve tanë, FSK-së dhe Republikës së Kosovës për këtë arritje të rëndësishme në rrugëtimin euroatlantik”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.