DYLON

Besim Rexhepaj shembull i suksesit në Gjermani

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të Kongresit të Unionit të bizneseve Kosovë – Gjermani në Koln, ndër firmat më të sukseshme të kosovarëve u prezantua edhe ndërmarrja “Rexhepaj Akustik &Trockenbau” e kamenicasit Besim Rexhepaj. Këtë prezantim e përcollën nga afër përveq shumë zyrtarëve shtetëror të Kosovës e Gjermanisë edhe kryetari I Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi, ministrat Blerand Stavileci e Valon Murati dhe mysafirë të tjerë.

“Rexhepaj Akustik &Trockenbau” u themelua në vitin 1991 nga atëbotë vetëm 19 vjeqari Besim Rexhepaj nga Kamenica. Sot kjo ndërmarrje e cila merret me akustikën është ndërmarrja e tretë më e fuqishme në këtë sferëvbiznesi në Gjermani me një qarkullim vjetor prej 50 milion eurosh. Kamenicasi Besim Rexhepaj është pronar edhe i një Fabrike për përpunimin e drurit e cila quhet BES – Bad Essener Sageëerk e cila së bashku me ndërmarrjen e parë punësojnë 520 punëtorë.

EkoHigjiena

Drejtori i ndërmarrjes Klaus-Dieter Dreger, ka thënë gjatë prezantimit të tij, se kompania funksionon në mënyrë shumë të mirë falë ideve dhe angazhimit të pandalshëm të pronarit të këtyre ndërmarrjeve Besim Rexhepajt./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.