DYLON

Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Mbahet takimi i 278-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 20 nëntor 2025 – Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Ardian Hajdaraj, është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit, i 278-ti me radhë.

EkoHigjiena

Në hapje të takimit, Zëvendëskryesuesja e KPK-së, znj. Jehona Grantolli, paraqiti një propozim për procedimin me votim për shkarkimin nga detyra të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi. Meqenëse, ky propozim u kundërshtua nga disa anëtarë të Këshillit, të njëjtit e lëshuan takimin në shenjë mospajtimi.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Kryesuesi Hajdaraj, së bashku me anëtarët tjerë të pranishëm të KPK-së, vazhduan takimin, me të vetmen pikë të rendit të ditës: shqyrtimin e propozimit për shkarkimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Kelmendi, ku u miratua shkarkimi i tij.

Në vijim, Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim për caktimin e z. Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në detyrën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet në njofitmin e KPK-së. . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.