DYLON

Besim Ismaili: Qytetin e Futbollit e kapluan ethet!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ethet e derbit filluan prej momentit që u informuam  për takimin që do të zhvillohet  ditëve teë ardhshme në Çerekfinalen e Kupës së Kosovës me rivalin e përbetuar Gjilanin,  ka thënë Besim Ismaili, nënkryetar i Klubit të Futbollit “Drita”.  

Lajmin për këtë ballafaqim, ai thotë të e mirëpret, pasi sipas tij, kjo është një mundësi për ti treguar edhe njëherë Kosovës, rajonit  se ka i bie rruga për në kryeqytetin e futbollit.

EkoHigjiena

Ismaili thotë se tani nuk flitet tjetër pos për përplasjen e madhe mes Dritës dhe Gjilanit , është një atmosferë që ndodh vetëm gjatë ditëve të Festave Kombëtare, ku shihen njerëz me veshje te tifozëve si nga “Intelektualët”, ashtu edhe nga “Skifterët”, që të bënë të jetosh tërë atë javën nën ethet e derbit të shumë pritur.

“Orët e para të asaj dite, një qytet i tërë niset drejt Stadiumit, pasi disa orë para derbit vështirë gjendet vend në shkallët e stërmbushura. Stadiumi do të jetë i vogël për t’i zënë të gjithë tifozët e interesuar për të përcjellë ndeshjen dhe shume prej të interesuarve mbesin jashtë”, thotë Ismaili.

Sipas tij, Drita – Gjilani, është derbi që mbledh numër rekord shikuesish, zakonisht mbi 10.000 , pa marrë parasysh se në cilën kategori janë dy skuadrat rivale. “Ky derbi mban edhe rekordin e pathyeshëm paslufte, kur në finalen e Kupës së Kosovës mes këtyre skuadrave rivale, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në 2001 ishin të pranishëm mbi 25.000 shikues tha nënkryetari i KF.Drita, Besim Ismaili. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.